Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ekipi i presidentit të SHBA-së, Joe Biden, “më në fund po e ndjek politikën e Administratës së Trumpit për Albin Kurtin”.

Grenell ka reaguar pasi ndihmës-sekretari i SHBA-së, James O’Brien, ka kërkuar nga Kosova të tërheqë “vendimin për të mos lejuar përdorimin e dinarit”. Ai i është referuar rregullores së re të BQK-së, që lejon që Euro të jetë monedha e vetme e përdorur për transaksione në Kosovë.

O’Brien tha për “Zërin e Amerikës” se SHBA-ja nuk trajtohet si partnere, atëherë nuk do ta trajtojë partnere as Qeverinë e Kosovës.

“Ekipi i Bidenit ‘më në fund’ po ndjek politikën e Administratës Trump për Albin Kurtin e Kosovës. 3 vjet më vonë”, ka shkruar Grenell në platformën “X”.

The Biden team is *finally* following the Trump Administration’s policy on Kosovo’s @albinkurti.

3 years late. https://t.co/uZUgQJ5z7j

— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 13, 2024