Grenell: Kosovarët meritojnë liderë që zgjidhin probleme politike duke ecur para e jo prapa

Ish-emisari i posaçëm i ish-presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar sërish pas zhvillimeve në veri.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Grenell ka thënë se vendit tonë i duhet një ekonomi e gjallë dhe paga të mira për të rinjtë.

Tutje ai tha se Kosova duhet të jetë gjithmonë një aleat me SHBA-në.

“Kosova meriton një ekonomi të gjallë dhe paga të mira për të rinjtë e të rejat. Gjithashtu, Kosova duhet të jetë gjithmonë një aleat i SHBA-së. Dhe po, njerëzit e Kosovës meritojnë liderë që zgjidhin probleme politike duke ecur përpara e jo prapa”, shkroi Grenell.