Ish-emisari special amerikan, nga Presidenca Trump, Richard Grenell, i ka reaguar sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, mbi marrëveshjen e planit evropian në Ohër.

“Askush nuk e nënshkroi ‘marrëveshjen’…..”

“Seriozisht.”, shprehet Grenell përmes një cicërime në twitter, duke rishpërndarë deklaratën e Blinkenit i cili e përshëndet arritjen e kësaj ujdie mes palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Kujtojmë që Richard Grenell kishte rol kyç në arritjen e Marrëveshjes së Normalizimit Ekonomik Kosovë-Serbi në vitin 2020 në Washington, DC, atë kohë nën qeverisjen e kryeministrit Avdullah Hotit.

Postimi i plotë:

No one signed the “agreement”…..

Seriously. https://t.co/Z4NdxYPCDm

— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 22, 2023