Grenell demanton Kurtin për ‘metra mesazhe me të’: Nuk është e vërtetë, kam pasur komunikim të kufizuar më të

Ish kryeministri Albin Kurti, në ditën e rrëzimit në Kuvend, kishte thënë se komunikimi me ambasadorin Richard Grenell nuk ishte i lehtë.

“Komunikimi me Grenell nuk është aspak i lehtë sepse mendësia është tjetër fare. Kam metra mesazhe me të, vetëm ai thotë hiqe taksën dhe pikë. Komunikimi me Grenell filloi të bëhet i vështirë sepse në fillim ai kishte principe për dialogun. Komunikimi nuk është ndalë por është bërë i vështirë”, kishte thënë Kurti.

Megjithatë, Grenelli sonte e demantoi Kurtin për “metra mesazhe me të”, shkruan Ballkani.info.

Në një intervistë për Express sonte, Grenell për komunikimin me Kurtin tha:

Pyetja e fundit rreth kësaj çështjeje. Ai tha në një intervistë se edhe pasi është shkarkuar nga detyra, ju të dy keni vazhduar të shkruani me njëri-tjetrin. A është kjo e vërtetë apo jo?

Grenell: Nuk besoj se kjo është e vërtetë, do të më duhej të kthehem dhe ta shikoj. Një gjë që do ta them është se unë kam pasur komunikim shumë shumë të kufizuar me të. Një herë ishte personalisht, mund ta kem takuar dy herë. Sa herë kam shkuar në Prishtinë, e kam takuar shkurtimit, më duhet ta them. Pra, sa herë kam qenë në Prishtinë, jam takuar me të shumë shkurtimisht.

Por në fillim dukej se ju patët pritje të mëdha rreth tij.

Grenell: Jo, kjo nuk është aspak e vërtetë. Nuk e kam njohur fare. /Ballkani.info/