Ish emisari amerikan

Grenell: BE nuk duhet të lejojë Osmanin dhe Kurtin të injorojnë marrëveshjet e mëparshme

Ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, tha sot se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë së lejuari presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti që të injorojnë marrëveshjet e mëparshme.

“BE është më e dobët se ekipi i Bidenit. Ata duhet të ndalojnë së lejuari Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin të injorojnë marrëveshjet e mëparshme”, ka shkruar Grenell në rrjetin social X (Twitter), transmeton Ballkani.info.

Ai shtoi se nuk duhen më shumë takime dhe negociata, por zbatimi i asaj që është rënë dakord. /Ballkani.info/