BBVA

Graciano hakmerret rëndë ndaj Romeos, e çon në televotim me Heidin dhe Elvisin përmes kutisë së pandorës

Balerini i talentuar Graciano Tagani ka pasur një moment triumfues në “Big Brother VIP Albania” pas një përballjeje të fortë me aktorin e njohur Romeo Veshaj.

Debati që ndodhi në spektaklin e së martës arriti një pikë kulmore kur Romeo foli për shoqërinë e Gracianos, një aspekt që balerini e konsideron si të shenjtë.

Në një lëvizje provokative gjatë debatit, Romeo i dha Gracianos tri sheqera në një përpjekje për ta bërë situatën paksa më të lehtë. Ky gjest u mor nga Graciano me një marrëzi të ftohtë, dhe përgjigja e tij erdhi në formën e një paralajmërimi: “Këta sheqera do i mbaj me shumë qejf, sepse do të të duhen”, i tha ai Romeo, duke i vënë një nuancë misterioze situatës.

Por sikur kismetet të ishin në favor të Gracianos, ai më pas u bë qendër e vëmendjes në spektakël kur hapi kutinë e pandorës, e cila mban të fshehta një të mirë dhe një të keqe për banorët e shtëpisë. Në anën pozitive, Gracianos iu ofrua një pushim çifti luksoz në Turqi. Por në anën tjetër, sfida që iu dha ishte që të emëronte tre banorë për teleovitm.

Në një kthesë dramatike gjatë spektaklit, Graciano zgjodhi për nominim pikërisht Romeon, si dhe dy nga njerëzit më të dashur për aktorin brenda shtëpisë: mikun e tij të afërt, Elvisin dhe të dashurën e tij, Heidin.

Gjesti i Gracianos, i cili u kthye në dhomën e ndenjës me tre sheqerat në dorë, u pa si një akt hakmarrjeje pas debatit të tyre. Ai i dorëzoi në mënyrë të qartë sheqerat e mëparshëm tek Romeo, në një sinjal të padiskutueshëm të revanshit dhe të kontrollit të situatës sipas kushteve të tij.