Graçanicë, gjendet pa shenja jete një person në motel

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në një motel në Graçanicë.

Ende nuk dihet shkaqet që kanë quar deri te vdekja e personit në fjalë.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Prokurorisë së Shtetit.

loading…