Flet Kryetari

Graçanica i fal tokë Fushë Kosovës, kryetari i kësaj komune tregon arsyet

Komuna e Gracanicës ia ka fal rreth 60 hektarë tokë komunës ë Fushë Kosovës.

Pjesë të fshatrave Uglarë dhe Preoc, e që janë rreth 60 hektar tokë, që deri më tash kanë qenë në kuadër të komunës së Graçanicës, me vendimin e Kuvendeve Komunale të te dyja komunave, tashmë ato pjesë do t’i takojnë Fushë Kosovës.

Fshati Uglarë ndahet në dy pjesë, atë që është e banuar me shumicë serbe, e që mbetet me komunën e Graçanicës, dhe pjesën e banuar me Shqiptar, që do t’i takoj Fushë Kosovës. Ndërsa, lagjja Marigona, e banuar me shqiptar, tash do t’i takoj Fushë Kosovës.

Banorët serb mbrapa kamerave i than RTV Dukagjinit, se nuk duan të jenë në pjesë e komunës së Fushë Kosovës. Nga ana tjetër, banorët shqiptarë thonë se e mirëpresin një vendim të tillë, ngase edhe gjeografikisht janë të lidhur më shumë me Fushë Kosovën.

“Besoj që më mirë kishte me qenë si më herët, të jemi me Fushë Kosovë, sepse e kemi më lehtë edhe me dokumentet”, thotë banori i Uglarit, Florim Isufi.

“Me Fushë Kosovë është më mirë, sepse rrugët nuk po i shtrojnë e as ndriçim natën nuk po kemi”, thotë banori tjetër Sabri Spahiu.