Grabovci për vdekjen e nipit të tij: Nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftëtar e gjithçka

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci ka thënë se asnjë sfidë jetësore nuk e ka rrëzuar më shumë sesa vdekja e nipit të tij, Nazmiut.

Grabovci në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Nazmin e kishte edhe bashkëluftëtar dhe shok.

“As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllait) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë.  NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllait, të kisha bashkëluftëtar, shokë e gjithçka në jetë, mbështetesha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ…. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë”, ka shkruar Grabovci.

Postimi i plotë:

Të dashur Miq, Shokë e Dashamirë,

Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën!

As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë.

NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbeshtetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ….

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë.

Bëmi të fala Dinës e Xhaferit,  e thuaju se, sot e kam lëndu Ademin shumë …