Grabitje me armë në një pompë të derivateve në Prishtinë, kjo është shuma e vjedhur

Policia njofton për një grabitje të armatosur mbrëmë në një pompë derivatesh në Prishtinë.

Punëtorët e pompës kanë njoftuar se tre të panjohur dhe të maskuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur para dhe më pas kanë ikur në drejtim të panjohur.

Policia po merret me rastin, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. /Ballkani.info/

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE E ARMATOSUR/Rr. Isa Kastrati, Prishtinë,22.11.2020-22:30.Dy viktimat meshkuj kosovar punëtor në një pompë të derivateve kanë njoftuar se  tre persona të panjohur të maskuar dhe me armë kanë grabitur para dhe kanë ik në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Në vend-ngjarje kanë dal njësit përkatëse . Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.