Grabitje e armatosur në Zubin Potok – nga banka vidhen mbi 90 mijë euro

Tre persona të maskuar me armë automatike e kanë grabitur një bankë në Zubin Potok, ku kanë vjedhur mbi 90 mijë euro. Rasti ka ndodhur pak para orës 14:00. 

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Branislav Radoviq.

Radoviq ka thënë se janë vjedhur 10 milionë dinarë (84 mijë e 915 euro) dhe 6 mijë euro.

Tutje, ai tha se vetura, të cilën e kanë përdorur tre të maskuarit, është me targa të Kosovës, nga qyteti i Mitrovicës.

Radoviq po ashtu tha se vetura e grabitësve, Volksawagen Passat, ngjyrë e kaltër, është larguar në drejtim të panjohur. /Demokracia.com/