Grabitje e armatosur në një kompani në Shtime, të dyshuarit më pas ia morën portofolin dhe telefonin edhe një qytetari

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes së armatosur në Shtime.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 13:09 në Shtime.

“Katër persona të dyshuar të panjohur, nën kërcënimin e armëve kanë kryer grabitje në një kompani ku kanë grabitur 4000 euro”, thuhet në raport.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë, e cila veturë më pas është gjetur e djegur në një pyll.

Dyshohet se të dyshuarit e njëjtë kishin hasur në një viktimë mashkull kosovar, të cilit duke e kërcënuar me armë i kishin grabitur portofolin dhe telefonin mobil.

Rasti është duke u hetuar.