Grabitja

Grabitja në Suharekë, policia: Të dyshuarit vendosën pengesa në rrugë duke ikur

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një argjendari në Suharekë.

Një polic u plagos dhe një tjetër mori lëndime trupore, si pasojë e përleshjes me grupin e grabitësve të armatosur.

Katër të dyshuarit kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes.

https://www.youtube.com/watch?v=gXvPKD9SwPk&t=46s

Ata janë në kërkim policor.

“Gjatë rrugës të dyshuarit kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe kanë arrit që të arratisën”, thuhet në njoftimin e policisë.

https://youtube.com/shorts/yXLbaxDrcXI?si=Kfa7iy8JlhiblZrq

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe me Drejtorit tjera Rajonale janë angazhuar me tërë kapacitetin e tyre për zbardhjen e rastit konkrteisht identifikimin , lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve”, thuhet në njoftim.

https://youtube.com/shorts/NOZiFuo9gB8?si=zqn4g1xCbl68QEAo