Kryetari i komunës

Grabitja në Suharekë, Muharremaj thotë se po punohet në zbardhjen e rastit, ka edhe një apel

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar pas grabitjes së armatosur që u krye në një argjendari në këtë komunë, ku si pasojë u plagos edhe një zyrtar policor. Katër të dyshuarit për grabitje janë ende në arrati.

Muharremaj ka njoftuar se ka biseduar me Komandantin e Policisë, i cili i ka thënë se po punohet në zbardhjen e rastit.

Ai ka apeluar nga të gjithë që ta ruajnë qetësinë.

“Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit. Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përseritet kurrë në të ardhmen”, ka shkruar Muharremaj në Facebook, teksa ka publikuar një fotografi nga vendi i ngjarjes.

https://www.youtube.com/shorts/NOZiFuo9gB8
https://www.youtube.com/shorts/yXLbaxDrcXI