Grabitja në Shtime ku vdiq një person e mbeti i plagosur një tjetër: Aktakuzë ndaj tre personave

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë kundër tre personave për rastin e grabitjes e cila ka ndodhur para tre muajsh në fshatin Petroviç të Shtimes

Një person kishte vdekur dhe një kishte mbetur i plagosur mëngjesin e së mërkurës së 7 gushtit në Shtime. Katër persona të maskuar kishin hyrë në shtëpinë e një qytetari për të grabitur. Pronari i shtëpisë N.Ndrecaj, 43 vjeç, jetonte jashtë vendit dhe kishte ardhur në Kosovë për pushime, e duket se grabitësit nuk e kishin ditur këtë kur ia kishin mësyrë shtëpisë së tij për të grabitur.

E lidhur me këtë rast, sot Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të pandehur, A.T., A.M., dhe A.T., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja”.

“Sipas aktakuzës, më datën 07 gusht 2019, në fshatin Petroviç, komuna e Shtimes, të pandehurit duke vepruar si anëtarë të grupit, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të personit tjetër, e që vetes të i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, kanë kryer grabitje në dëm të të dëmtuarit N.N., dhe kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit dhe nga aty kanë marrë shumën e të hollave prej 24, 000 franga zvicerane, me të cilën kanë kryer veprën penale “Grabitja”, bëhet e ditur në njoftim. Prokurori i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila iu vihet në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

loading…