Gorani: Radojçiqi e Veselinoviqi me qykë të alltisë i kanë qitë serbët në zgjedhje

Opinionisti Dukagjin Gorani në emisonin ‘Pressing’ në T7 ka diskutuar për sanksionet amerikane ndaj grupit të kriminelëve të veriut në krye me Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojçiq.

Gorani tha se po të mos ishte Milan Radojçiq, asnjë serb nga veriu i Kosovës nuk do të dilte në zgjedhje.

“Këta njerëz kanë qenë njerëz të përdorur nga BE. Mos të ishte Milan Radojçiq, nuk kishte dalë asnjë serb i veriut të Kosovës me votu në zgjedhje lokale”, tha Gorani.

Ai shtoi se Radojçiq i ka detyruar që serbët në veri të Kosovës të dalin të votojnë në zgjedhjet lokiale, pasi kështu mori instruksione nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Ky që thojmë na me qykë të alltisë i ka qitë me dalë me votu njerëzit njo ka njo në veri, meqenës  e ka marrë instruksionin prej Serbisë, prej Vuçiqit. Atë instruksion, Vuçiqi ia ka jep pas marrëveshjes me BE, psh të marrim organizatat si OSBE-ja e këto, që do të ndihmon në inkurajimin e popullatës serbe të del të voton. Qysh u bo inkurajimi?

Këtë të mirë e ka pushteti dhe shoqëria serbe se ata nuk pritojnë me i hi dajak, me i ra shkurt dhe trup për me e kry një punë”, shtoi Gorani.