Gorani: Kosovës kurrë s’i kanë vënë masa ndëshkuese deri tani, ky është territor i panjohur

Dukagjin Gorani, gazetar, ka thënë në Pressing të T7, se për të është “territor i panjohur” përballja me masat ndëshkeuse nga perëndimi.

Ai ka thënë se deri më tani Kosova nuk ka pasur as shtet për t’u përballur me masa ndëshkuese.

Ndërkaq, siç thotë Gorani akoma pa i mbushur 20 vjet shtet jemi ardhur në situatë që të përballemi me masa ndëshkuese.

“Ne kurrë nuk kemi qenë shoqëri që është përballur me masa ndëshkuese, kurrë  – është e vërtetë që kemi pasur kufizime si liberalizimi i vizave, por ne nuk kemi pasur masa ndëshkuese. Ne nuk kemi qenë shtet për me pas masa ndëshkuese, e dyta ende pa i bërë 20 vjet jemi ardhur në një situatë më pas masa ndëshkuese, prej kujt? Nga partnerët tanë. Për mua është një terren i panjohur”, ka thënë Gorani.

Më tutje, ai ka thënë se nuk e dinë sesi do të sillet Qeveria e Kosovës pas masave ndëshkuese.