Analisti

Gorani: Deri dje Vjosa Osmani shihej si asistente e Kurtit, tash janë kinse në raporte armiqësore

Analisti Dukagjin Gorani tha se presidentja Vjosa Osmani është konsideruar si asistente e kryeministrit Albin Kurti.

“Deri dje konsiderohet se ka qenë një asistente dhe ndihmëse e kryeministrit dhe e partisë në pushtet. Tash e tutje më nuk qenka, nga ajo që po flitet tash janë në raport kinse armiqësore, grindje fëmijësh”, tha Gorani në Pressing.

“Partia e vetë, Guxo, ose nuk ekziston më ose nuk ka ndonjë komunikim me presidenten, për partitë opozitare mos të folim. Partitë opozitare ndaj Osmanit i kanë qartësu qëndrimet e veta qysh para tri vjetëve me ata që LDK e konsideron si një personifikim të një keqpërdorimi të mundësive që LDK ia ka ofru Osmanit në parti dhe si një shembull i një degradimi të skajshëm që e ka dëmtu imazhin e partisë në publik”, tha tutje Gorani.