Plus
Google shuan rrjetin e vet social
Pas publikimit mbi rrjedhjen e të dhënave private në Google Plus, Google njoftoi se potencialisht janë rrezikuar të dhënat e rreth gjysmë milion përdoruesish të rrjetit social.
Në mars të këtij viti u zbulua problemi me të dhënat private të përdoruesve në rrjetin shoqëror Google Plus, por kompania, pavarësisht se ishte në dijeni, nuk deshi të zbulojë informacione lidhur me këtë rast.
Lëshimi i sigurisë në Google+ duket se ka ekzistuar që prej viti 2015 e deri në pranverën e këtij viti kur edhe u rikuperua.
Në mesin e të dhënave që kanë përfunduar te palët e treta janë e-mailat e përdoruesve, të dhënat mbi profesionin, gjininë dhe moshën.
Google+ u lansua në vitin 2011 me qëllim që të jetë konkurrent kryesor i Facebook, por brenda një kohe të shkurtër doli të jetë projekt i pasuksesshëm, transmeton KP.
Pas shumë vite të spekulimeve për shuarjen e tij, Google njoftoi se do të shuajë rrjetin e tij social, përkatësisht do ta mbyllë për persona privatë dhe Google+ do të mbetet në funksion vetëm për afaristë.