Google Pixel 4 në pamjet e reja

Tashmë i dimë disa detaje rreth telefonit më të vogël Pixel 4, ndërsa tani janë shfaqur renderë të rinj të pajisjes.

Gjithashtu, ekzistojnë edhe disa renderë të modelit Pixel 4 XL, të cilat na japin një pasqyrë të asaj që telefoni mund ta implementojë.

Mes dy telefonave nuk ka shumë dallime. Modeli standard Pixel 4 paraqet një version më të vogël të modelit Pixel 4 XL dhe nuk ka notch apo hapje për kamerat e përparme.

Renderët janë të bazuar në thashethemet dhe informatat e disponueshme që janë shfaqur deri më tani.

Përveç renderëve, informuesi Ice Universe gjithashtu publikoi fotografi të mbrojtjes së ekranit për modelet Pixel 4 dhe 4 XL.

Aty shfaqen tre notche për kamera në anën e majtë – dy për sensorët standardë dhe një për një sensor të avancuar të njohjes së fytyrës.

Thashethemet sugjerojnë se Google më në fund në harduerin e vet do ta implementojë Project Soli.

Bëhet fjalë për teknologjinë e bazuar në radar e cila mund t’i regjistrojë lëvizjet dhe gjestikulacionet precize dhe të sakta. Projekti u prezantua për herë të parë në vitin 2015.

loading…