Google ndjek shembullin e Apple

Google është gati të ndjekë shembullin e Apple duke dizajnuar jo vetëm softuerin por edhe harduerin e smartfonëve që prodhon.

Axios raportoi se Google do të përdorë procesorët e vet me pajisjet e ardhshme Pixel përfshirë dy telefonët dhe Chromebook-ët gjithashtu.

Përpjekjet e Google për të prodhuar diçka vetë në vend që të mbështetet tek palë të jashtme janë lavdëruar sidomos me sistemin e kamerave dhe softuerët e përdorur.

Por ka përdorur procesorët Qualcomm ndërsa Apple prej vitesh prodhon çipet e veta të njohura si Seritë-A për iPhone dhe synon të bëjë të njëjtën gjë edhe me Mac.

Procesori i Google që kompania ka filluar ta punojë ka emrin e koduar “Whitechapel” dhe përdorur arkitekturën 5-nanometër të Samsung. Ka 8 bërthama ARM si dhe një çip të dedikuar për machine learning.

Sipas raportimit Google ka marrë dërgesat e para të procesorit por do të duhet të paktën edhe një vit përpara se të ofrohen në telefonët Pixel.

Apple nga ana tjetër thuhet se është gati të prodhojë procesorët për Mac bazuar në dizajnët e ARM. Me çipet A kompania ka tejkaluar ekuivalentët e Intel.