Sulmuesi

Goli vendimtar në kampionat, sulmuesi i Kombëtares feston si ultras

Sulmuesi i Kombëtares, Azdren Llullaku gjeti rrugën e rrjetës me skuadrën e tij, Astra, në fitoren 3 me 1 ndaj Konkordias.

Ky rezultat pozitiv e ngjiti ekipin e Llullakut në vendin 6 në renditjen e kampionatit rumun, duke vijuar të shpresojë në një vend në kupat e Europës.

Pas ndeshjes lojtarët e Astras kanë festuar si të çmendur në dhomat e zhveshjes, ku mes tyre është padyshim dhe futbollisti shqiptar.

Një festë në versionin ultras që nuk ishte parë më herët.