Gjatë kësaj jave janë zhvilluar ndeshjet e kthimit në fazën e çerekfinales në Ligën e Kampionëve ku nuk munguan surprizat.

Goli i shënuar nga mbrojtësi i Dortmundit, Ian Maatsen, ndaj Atletico Madridit u shpall goli i javës.

Të martën u zhvilluan ndeshjet ku Dortmundi mposhti Atletico Madridin 4-2 dhe PSG-ja Barcelonën 4-1 duke i përmbysur rezultatet e ndeshjes së parë.

Ndërsa Real Madridi iu hakmor kampionëve aktual të Evropës, duke i eliminuar me anë të penalltive dhe Bayerni mposhti në shtëpi Arsenalin me rezultat 1-0./Ballkani.info

Maatsen's drilled finish wins Goal of the Week! ☄️@Heineken || #UCLGOTW pic.twitter.com/hxiog9y1If

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 19, 2024