Golden Eagle Ylli zhvillon stërvitjen e parë në Portugali

Basketbollistët e Golden Eagle Yllit kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Portugali.

Suharekasit nesër mbrëma do të përballen me Benficën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Faqja zyrtare e klubit suharekas ka shpërndarë disa pamje të seancës së parë stërvitore të “Xhebrailave”.

Ndeshja ndërmjet Benficës dhe Golden Eagle Yllit luhet me fillim nga ora 22:00./Demokracia.com/