Gold AG: Vdekjet nga uria prekin vetëm të skamnorët, koronavirusi prek edhe të pasurit

Gold AG ka diçka për të thënë lidhur me alarmin nga koronavirusi.

Koronavirusi ka nxitur panik tek qytetarët anë e mbanë botës, teksa raste të reja janë konfirmuar në shtete të ndryshme.

Në shumë vende, qytetarët kanë filluar t’i marrin masat e para, teksa shihen në publik me maska në fytyrë.

Me anë të një postimi në Instagram, reperi Gold AG thotë se çështja e rasteve të shumta të vdekjeve nga uria nuk bëhet alarmante, ngase prek vetëm skamnorët, ndërsa koronavirusi edhe të pasurit.

“A e dini pse nuk bëhet alarmante numri i mijëra rasteve që vdesin nga uria në botë? SEPSE KY VIRUS I PREK VETËM SKAMNORËT E JO SI CORONAVIRUS EDHE Të PASURIT. Boll që po na man toka”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/