Gold AG publikon një fotografi nga studioja me Shyhrete Behlulin dhe Wirusin

Gold AG ka njoftuar ditë më parë se është duke përgatitur një këngë për Heroin Kombëtar, Adem Jashari.

Reperi ua ka rikujtuar fansave të tij se këngën e re do ta publikojë më 27 nëntor, pikërisht një ditë para Ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së Komandantit Legjendar.

Për tekstin dhe muzikën e këtij projekti është kujdesur vet Arian Agushi (emri i vërtetë i reperit), ndërsa orkestrimin e ka bërë Wirusi.

Dhe pikërisht nga studioja e Nexhat Mujovit në Tetovë, reperi e ka publikuar një fotografi, në të cilën ndodhet edhe Shyhrete Behluli.

Bashkëpunimet e Gold AG me këngëtarja e mirënjohur kanë qenë shumë të suksesshme, prandaj nuk ka dyshim se edhe ky realizim do të pritet mirë nga fansat e tyre.

loading…