Gold AG bashkë me Bekim Jasharin bën homazhe në Prekaz, lutet pranë varreve të dëshmorëve

Reperi Gold AG në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”, sot (e shtunë) ka vizituar Prekazin.

Ai ka publikuar disa fotografi nga vizita që ia bëri Prekazit, ndërsa thotë se qysh i vogël e kuptoi qysh duhet me u dashtë Kosova.

“I vogël e kuptova, çysh duhet me u dashtë Kosova 

Prekaz, 06 Mars 2021“, shkruan artisti.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, është i njohur për diskografinë e tij të mbushur me këngë me motive patriotike, të frymëzuara nga heronjtë e luftës.