Gol i bukur pas një kombinimi mes futbollistëve shqiptarë, festojnë me shqiponjë

Lokomotiva e Zagrebit ka regjistruar fitore të rëndësishme derisa ka mposhtur Varazdin me rezultat të ngushtë 2:1.

Futbollisti i talentuar nga Shqipëria Indrit Tuci ishte heroi i skuadrës kryeqytetase derisa shënoi në minutën e 57-të të ndeshjes dhe i dhuroi skuadrës s tij fitoren.

Ndërkaq, golin e Tucit e asistoi futbollisti tjetër shqiptar Myrto Uzuni.

Një gol totalisht shqiptarësh në Kroaci, dhe të dy më pas festuan me shqiponjën dy-krenare.

Ky ishte goli i dytë për talentin shqiptar me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit, teksa kishte shënuar edhe një javë më parë ndaj Istras.

Cokaj, Kastrati, Mersinaj dhe Uzuni, ishin katër shqiptarët e tjerë që u aktivizuan për vendasit.

Ndërkohë pas fitores së sotme, Lokomotiva ngritet në vendin e pesttë me 22 pikë.

Asist uzuni on Vidnews.

loading…