Goditje e rëndë për Strakoshën, lëndon keq gjurin

Portieri shqiptar Thomas Strakosha po kalon sezonin më të keq me Lazion. Përveç lëndimeve të shumta, ai ka humbur vendin në formacionin startues te romakët.

Për t’ia rënduar edhe më tepër situatën, Strakosha tani po ballafaqohet me një lëndim në gjurin e këmbës.

Klubi i Lazios reagoi përmes një komunikatë në faqen zyrtare duke mohuar spekulimet e mediave italiane se ka pakënaqësi mes Lazios dhe Strakoshës.

“ Duke iu referuar disa lajmeve që dolën gjithashtu në gazetat e sotme, duhet të theksohet se Thomas Strakosha raportoi ditët e fundit një traumë të çrregullt të ndrydhur në gjurin e tij të djathtë. Aktualisht, ekzaminimet instrumentale dhe klinike kanë përjashtuar nevojën për operacion dhe lojtari është duke kaluar një trajtim rehabilitues konservativ. Portieri monitorohet çdo ditë për të vlerësuar kohën e rifillimit të aktivitetitMidis lojtarit dhe klubit ekziston një marrëdhënie respekti reciprok dhe besimi absolut , për shkak të profesionalizmit që lojtari ka treguar gjithmonë në luftën e tij të gjatë Biancoceleste ” shkruhet në njoftim.