Mediat serbe kanë raportuar për medaljen e artë të fituar sot në xhudo nga Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Si gjithnjë deri më tash, këto media i janë referuar Kosovës me e “ashtuquajtura Kosovë fiton medaljen e artë”.

“Shteti i vetshpallur i Kosovës e ka fituar medaljen e dytë të artë më Lojërat Olimpike po aq herë sa ka marrë pjesë”, shkruajnë mediat serbe, transmeton Ballkani.info.

Tutje në raportimet e mediave serbe përmendet xhudistja jonë, Distria Krasniqi dhe fitoret e saj në gjysmëfinale dhe finale.

“Paraprakisht Krasniqi e ka mposhtur Urantsetseg Mukbat nga Mongolia, Hao-Çen Lin nga Tajvani dhe Brazilianen Gabriela Çibanu”, theksojnë këto media. /Ballkani.info/