Goditje e rëndë | Hera e parë në 24 vjet që shtetet kryesore kontribuuese në çlirim bojkotojnë ceremoninë e organizuar nga Kurti

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë organizuar pritje të përbashkët shtetërore për korin diplomatik të akredituar në Kosovë dhe mysafirë të tjerë të shumtë, me rastin e 12 qershorit,  24 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Por, ambasadorët e vendeve të QUINT-it e kanë bojkotuar pjesëmarrjen në pritjen shtetërore, shkruan Demokracia.com.

Kjo është goditje e rëndë sidomos për Kurtin, pasi që është hera e parë në këto 24 vjet të çlirimit të Kosovës që ambasadorët e vendeve që kontribuan në lirinë e Kosovës bojkotojnë këtë ceremoni.

Në këtë ceremoni, janë parë vetëm ambasadorët, ai i Zvicrës, por edhe i Arabisë.

Ndërsa, nuk kanë marrë pjesë as opozita parlamentare. PDK, LDK dhe AAK.

Mungesa e ambasadorëve më të fuqishëm në këtë ngjarje, është edhe një sinjal që konfrontimi i Kurtit me bashkësinë ndërkombëtare ka marrë përmasa shqetësuese.

Intervenimi në veri pa koordinim dhe mbajtja e kryetarëve atje nën masa të rrepta të sigurisë ka shkaktuar çarje të madhe ndërmjet Kurtit dhe shteteve mike, sidomos SHBA-së si shteti që ka dhënë më së shumti për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Kurti në këtë ceremoni të zbehtë deklaroi në fjalën se tij se 12 qershori është datë e rëndësishme që erdhi pas një përpjekje e lufte për çlirim, vetëvendosje e pavarësi.

Ai tha se shpërbërja e Jugosllavisë filloi në Kosovë dhe solli edhe fundin e okupimit të Serbisë.

Kryeministri Kurti u shpreh se demonstratat e studentëve e grevat e minatorëve u shndërruan në lëvizje popullore.