Goditja fantastike e Xhakës dhe pritja e mrekullueshme e Schmeichel që me ndihmën e shtyllës ia mohoi një gol të bukur

Zvicra pësoi humbje minimale (1-0) nga Danimarka, në ndeshjen e vlefshme për Grupin D kualifikues për ‘Euro 2020’.

Në këtë takim nga minuta e parë luajtën dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi, ndërsa pikërisht këta dy lojtarë i patën rastet më të mirë për Helvetikët në fraksionin e parë.

Porse për t’u përmendur është rasti që e krijoi mesfushori i Arsenalit me një goditje fantastike nga largësia.

Pas një goditje nga këndi në minutën e 15-të, topi shkoi drejt Xhakës që ndodhej jashtë zonës. Ai shmangu për mrekulli një lojtar kundërshtar dhe goditi fuqishëm drejt portës me këmbën e majtë.

Mirëpo, edhe intervenimi i Kasper Schmeichel ishte i mrekullueshëm dhe topi u përplas në transversale duke mos përfunduar në rrjetë.