Goditi të ëmën me dru, në pranga 41-vjeçari

Policia ka arrestuar një 41-vjeçar në Bulqizë pasi ka dhunuar fizikisht nënën e tij.

Mësohet se, pas marrjes së njoftimit se L.Xh. ishte duke i rrezikuar jetën të ëmës në banesën e tij, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka neutralizuar dhe vënë në pranga 41-vjeçarin.

Ndërkohë këtij të fundit, gjatë kontrollit që iu bë, iu gjetën në trup edhe dy thikë. L.Xh. e ka dhunuar nënën e tij duke e goditur me dru, ndërsa ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.