Prizren

Goditet për vdekje një këmbësor në Prizren, vozitësi i cili iku nga vendi i ngjarjes arrestohet nga Policia

Një këmbësor ka vdekur pasi u godit me veturë në rrugën Arbanë – Landovicë në Prizren ku ka humbur jetën një këmbësor.

Lajmin për aksidentin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për Gazetën Express, të cilët kanë bërë të ditur se vozitësi V.B (1981) i cili ishte ikur nga vendi i ngjarjes është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Një këmbësor ka humbur jetën, pasi nuk janë respektuar kushtet në rrugë dhe shpejtësisë. Aksidenti ka ndodhë rreth orës 20:16”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se viktima është i komunitetit romë.