Goditet me thikë në këmbë, pa asnjë shkak

Raporti Policor ka bërë të ditur se mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:45, një person është goditur me mjet të mprehtë – thikë, në këmbë. Personi ka deklaruar se ai nuk kishte patur ndonjë lidhje me grupin që e kanë sulmuar, transmeton Ballkani.info.

Raporti i plotë i Policisë:

Viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në rrugë ka hasur në dy grupe të rinjsh të pa njohur të cilët ishin duke u kacafytur me ç’rast pa asnjë shkak goditet me një mjet të mprehtë-thikë në këmbë. Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore. Me vendimin e prokurorit iniciohet rasti. /Ballkani.info/