Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal që dyshohet për fajde në Prishtinë e Pejë, arrestohen tre persona

Sot në rajonin e Pejës dhe Prishtinës është duke u realizuar një operacion i gjerë policor që ndërlidhet me fajdet, njofton policia.

Ky operacion policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, deri më tani ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari kriminale të fajdeve, njofton tutje policia.