Goditet banda e drogës në Greqi, arrestohen 5 shqiptarë dhe një grek

Policia greke ka goditur një tjetër grup të trafikimit të drogës nga Shqipëria në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se operacioni është realizuar në Selanik, ku kanë përfunduar në pranga 6 trafikantë, 5 shqiptarë dhe një grek.

Mësohet se i arrestuar është edhe kreu i grupit një 41-vjeçar shqiptar. Identitetet e të arrestuarve nuk bëhen me dije, ndërsa vijojnë kërkimet për një tjetër anëtar të bandës.

Gjatë operacionit policia ka sekuestruar: 9 kg 145 gram marijuanë, 6 kg 306 gram heroinë, 94 gram kokain, 2 kg 180 gram përzierës, 1 pistolete me krehër me 7 fishekë, 5 fishekë, 1 peshore dhe 4500 euro

loading…