Prishtinë

Godet këmbësoren dhe largohet nga vendi i ngjarjes, personi në kërkim

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident në Prishtinë. Pas daljes në vendin e ngjarjes, janë njoftuar se një person në vozitje nga pakujdesia, ka goditur një femër (këmbësore), dhe më pas është larguar nga vendi ngjarjes. Policia ka njoftuar se hetimet kanë vazhduar dhe personi është në kërkim policor. /Ballkani.info/

Raporti i plotë i Policisë:

Raportohet për një aksident trafiku ku ka qenë i përfshirë një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili nga pakujdesia godet viktimën femër K-Shqiptare. Vozitësi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim policor.