Futboll

Godet Batatina, transferon Ardit Tahirin te Llapi

Ardit Tahiri është rikthyer nga Shqipëria dhe karrierën do ta vazhdojë në futbollin kosovar.

Sulmuesi 21-vjeçar është transferuar te skuadra e Llapit.

Sezonin e kaluar Tahiri ishte pjesë e skuadrës shqiptare, Dinamo City, por që nuk la shumë gjurmë me paraqitjet e tij.

Ai ka përvojë në të kaluarën në futbollin kosovar, pasi ishte pjesë e skuadrave si; 2 Korriku, Besa dhe Drita. /Ballkani.info