Basketboll

Goalden Eagle Ylli mposht Pejën, kualifikohet në finalen e madhe

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në gjysmëfinale, Ylli e eliminoi kampionen në fuqi, Pejën. Ylli fitoi serinë gjysmëfinale me rezultatin 3:2. Ndeshja vendimtare u zhvillua të shtunën mbrëma në “Karagaçin” e zbrazët.

Ndeshja ishte shumë e fortë dhe e hapur deri në aksionet e fundit. Skuadra suharekase fitoi në fund me rezultat 88:84, për t’iu bashkuar Trepçës në finale.