Gmail sugjeron subjekte në bazë të përmbajtjes së e-mailit

Google tashmë mund të sugjerojë në mënyrë automatike subjekte e-mailesh me funksionin Smart Compose të Gmail.

Funksioni i ri erdhi ditën e sotme në Gmail ndërsa robotët dita ditës po zëvendësojnë format tona të përditshme të komunikimit.

Smart Compose është një funksion i cili mund të parashikojë atë çfarë jeni duke shkruar në një fjali dhe ta plotësojë në proces e sipër.

Përdor inteligjencën artificiale për të bërë rekomandime të cilat Google thotë se ua bëjnë më të lehtë përdoruesve.

Pasi të keni përfunduar së shkruari e-mailin, Smart Compose do tu sugjerojë një subjekt për të bazuar në përmbajtje që do të dërgoni. Për shembull Gmail sugjeron titullin “Gëzuar Datëlindjen” nëse keni shkruar një e-mail rreth planeve që keni për datëlindje.

Funksioni gradualisht po dërgohet tek të gjithë përdoruesit dhe Google thotë se në disa raste mund të marrë deri në 15 ditë. Smart Compose është i aktivizuar automatikisht po ju mund ta çaktivizoni nga menuja e konfigurimit.