Glen Daja, ndihmëstrajneri i emëruar sot nga Ballkani është djali i kryetrajnerit Ilir Daja

Glen Daja, ndihmëstrajneri i emëruar sot nga Ballkani është djali i kryetrajnerit Ilir Daja

Ballkani e ka emëruar ndihmëstrajner Glen Dajën, djalin e kryetrajnerit të skuadrës, Ilir Daja.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit suharekas në Facebook.

Glen Daja ka punuar gjithashtu dhe si trajner moshash në disa akademi në Tiranë.

Përveç Dajës, Ballkani angazhoi edhe Ardi Kabashin si video-analist.

“Nga sot stafit tonë teknik i bashkohet Glen Daja si ndihmës trajner dhe Ardi Kabashi në rolin e video analistit. Të dyve i dëshirojmë suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ballkanit.