Deputetët Glauk Konjufca dhe Mërgim Lushtaku, kanë marrë pjesë në tubimin elektoral të kandidatit të përbashkët të partive shqiptare në Graçanicë, Leutrim Ajeti.

Konjufca u pa pranë Lushtakut, një ditë pasi kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, tha se ‘Sami Lushtaku kënaqet kur i frikëson njerëzit’.

Ndërkohë, Ajeti ka njoftuar:

Mbrëmë u dëshmua edhe një herë se fryma e bashkimit të Aleancës Shqiptare është bërë realitet në Graçanicë!

Në këtë tubim, ku na nderuan edhe z. Glauk Konjufca dhe z. Mërgim Lushtaku, salla u mbush përplot qytetarë, të rinj, familjarë dhe përfaqësues nga të gjitha lagjet të bashkuar për të treguar se shpresa për ndryshim po rritet çdo ditë.

Në një atmosferë të jashtëzakonshme, Aleanca Shqiptare prezantoi vizionin për një Graçanicë të zhvilluar, të bashkuar dhe me mundësi të barabarta për të gjithë, ku secili qytetar do të ndjehet pjesë e progresit.

Qytetarët e Graçanicës mbrëmë dhanë provimin me dinjitet dhe pjesëmarrje masive, duke e bërë të qartë se besimi për ndryshim është i pathyeshëm.

Krejt me dalë – Aleanca Shqiptare, numër 100!