Glauk Konjufca po shkruan dy libra, paralajmërohet botimi i shpejtë i tyre

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca së shpejti do t’i botojë dy libra të tij, raporton Gazeta Express.

Këshilltari i tij, Ilir Kërçeli, përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, ka treguar se dy librat e tij titullohen ‘Epistema e Dhomës së zezë’ dhe ‘Ontologjia e Artit të Shtatë’.

“Gati drejt përfundimit! Shumë shpejt në duart e lexuesve e sidomos të dashamirëve të filmit!”, shkroi Kërçeli.

Kujtojmë se Konjufca po ashtu është autor i librit “Huti i Minervës Fluturon në Muzg: G.Ë.F. Hegel”, të cilën e botoi në vitin 2012.