Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pyetur nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu se cili është qëndrimi i tij rreth deklaratës skandaloze të kryeministrit Albin Kurti për Oliver Ivanoviqin.
Konjufca ka dalur kundër kryeministrit Kurti, duke thënë se Ivanoviqi ka qenë kriminel.
“Mendimi im dhe i zotit Kurti për zotin Ivanoviq është ai që ka qenë gjithmonë. Dëmet që i janë shkaktuar nga përgjegjësia e tij kanë qenë evidente. Ne haptazi e kemi quajtur me emrin e një njeriu që bën vepra të tilla dhe është në kategorinë e kriminelit. Kriminel pa kurrfarë dyshimi”, tha Konjufca.
Tutje Konjufca ka tentuar ta arsyetojë Kurtin duke thënë se “Kryeministri ka dashtë të thotë se ai njeri është vrarë prej Aleksandar Vuçiqit”, ka thënë Konjufca.







