Glauk Konjufca e shkarkoi edhe shoqen e ambasadores Vlora Çitaku FOTO

Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka shkarkuar nga pozitat e konsujve 14 veta. Për disa nga ta është raportuar se janë emëruar kundërligjshëm dhe se kanë pasur lidhje të ngushta me partitë.

Në listën e të shkarkuarve nga ministri i Jashtëm është edhe Modesta Imeri, bashkëpunëtore e ambasadores së  Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, shkruan Ballkani.info.

Imeri mbante pozitën e konsullës në të njëjtën pozitë.

Bashkë me Xheraldina Rexhepin dhe Modesta Imerin, ish-ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, në vitin 2018, ka emëruar Kadri Balajn konsull në Mal të Zi dhe Lutfi Bilallin në konsull në konsullatën e Kosovës në Frankfurt.  /Ballkani.info/