Deputeti Artan Behrami ka reaguar ndaj mënyrës se si, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje po e trajton ish-kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Behrami ka thënë se është e pakuptueshme si Konjufca vazhdon të qëndrojë në këtë parti, kur – siç theksoi ai – Vetëvendosje ka propozuar pesë kandidatë të tjerë para tij.

Deputeti i PDK-së i bëri thirrje Konjufcës të jap dorëheqje nga kjo parti.

Postimi:

“Nuk e di qysh mundet me ndejt edhe një minutë Glauk Konjufca në Lëvizjen Vetëvendosje.

Me propozu kjo parti pesë dështakë para emrit të tij, është, mbi të gjitha, fyerje.

Albini, në Konferencën e Ambasadorëve, u ka thënë të gjithëve se Donika Gërvalla do të jetë ministre e Jashtme nëse ka Qeveri nga kjo parti.

VV-ja edhe ashtu e ka përjashtuar Konjufcën edhe nga posti i ministrit edhe nga posti i kryeparlamentarit.

Glauk, jep dorëheqje nga VV-ja. Ti vlen më shumë se kaq!”