Gjyshja me mbesën arrestohen nga policia në Gjakovë, u rrahën mes vete

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona mbrëmë në Gjakovë.

Arrestimi i të dyshuarave është bërë për shkak të një rasti të dhunës në familje, shkruan lajm.net.

Të dyshuarat e arrestuara janë gjyshe e mbesë mes vete dhe janë arrestuar për shkak të rrahjes mes tyre.

Të dyja kanë pranuar trajtim mjekësor dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE/Gjakovë 26.05.2022 – 23:00. Dy femra kosovare (gjyshe dhe mbesë) janë arrestuar, për shkak se janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Të dyshuarat pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.