Gjyshinca reagon pas publikimit të pamjeve nga kamerat: U godita fizikisht nga Arben Gashi

Gazmend Gjyshinca, deputet i VV-së ka folur pas publikimit të pamjeve nga incidenti që ai pati me deputetët e LDK-së, Arben Gashin dhe Kujtim Shalën.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se është goditur fizikisht nga Arben Gashi, në prani të një grumbulli personash në korridorin e Kuvendit.

Sipas tij, ka pasur mësymje fizike të deputetëve të LDK-së ndaj tij.

Postimi i plotë nga Gjyshinca:

Ju ftoj ta shikoni të dokumentuar me video mësymjen fizike nga prapa shpinës sime të deputetëve të LDK-së ndaj meje. Pastaj goditjet fizike nga Arben Gashi në prani të një grumbulli personash në koridorin e Kuvendit.

“Nga pamjet shihet se deputetët e LDK-së Arben Gashi, Kujtim Shala e Doruntina Maloku presin te dera e sallës së mbledhjes. Me të dalë nga aty Gazmend Gjyshinca i Vetëvendosjes, pamjet tregojnë që rrethohet nga ana e deputetëve të LDK-së. Po ashtu, shihet kur Gjyshinca goditet nga ana e Arben Gashit.”.