Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) me propozim të kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ka caktuar gjyqtarin Shkelzen Syla ushtrues detyre i gjyqtarit mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.

Syla u caktua në këtë pozitë në mbledhjen e 342-të të KGJK-së, të martën, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Deri te emërimi i Sylës erdhi pasi që gjyqtari që ka qenë ushtrues detyre i gjyqtarit mbikqyrës në këtë gjykatë, Sahit Sylejmani, ka arritur moshën e pensionimit.

Syla u caktua ushtrues detyre me votat e të gjjthë anëtarëve të Këshillit.